Libia dënon marrëveshjen e Greqisë për kërkimet sizmike në jug të Kretës

Libia dënon marrëveshjen e Greqisë për kërkimet sizmike në jug të Kretës

20:54, 07/12/2022
A+ Aa A-

Ministria e Jashtme e Libisë ka dënuar marrëveshjen që Qeveria e Athinës ka arritur me kompanitë ndërkombëtare për aktivitetet e kërkimit dhe shpimit për naftë dhe gaz natyror në Mesdhe në kufijtë detarë mes Libisë dhe Greqisë.

një deklaratë me shkrim nga Ministria e Jashtme e Libisë thuhet se “Greqia duke përfituar nga kriza në vend” ka rënë dakord me kompanitë ndërkombëtare për të kryer kërkime sizmike në rajonet e diskutueshme, me qëllimin që t‘i imponojë Libisë qëndrimin e saj lidhur me çështjet e zonave të juridiksionit detar.

“Ministria e Jashtme e Libisë ka paralajmëruar, dënuar dhe ka protestuar zyrtarisht kundër Greqisë për shkak të që qëndrimit të saj për aktivitetet e kërkimit në jug dhe jugperëndim të ishullit të Kretës”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Libia do të ruajë me të gjitha rrugët ligjore dhe diplomatike të mundshme sovranitetin dhe zonat e juridiksionit detar, theksohet në deklaratën ku bëhet e ditur se hapi në fjalë është ndërmarrë pasi janë konfirmuar vërtetësia e raporteve lidhur me aktivitetet e Qeverisë së Athinës në rajonet e diskutueshme.

Greqia pak kohë më parë njoftoi se ka planifikuar të zgjerojë fushën e saj të kërkimeve sizmike në jug të Kretës.

Zëdhënësi i Qeverisë së Greqisë, Giannis Oikonomou, duke folur për SKAI TV konfirmoi lajmet se kërkimet sizmike të kryera në jug të Kretës nga “ExxonMobil” do të zgjerohen në drejtimin jugor të fushës dhe se këto zhvillime janë bërë në kuadër të planit fillestar. Theksohet se kërkimet do të kryhen me anijen “SANCO SWIFT”.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco