Putin bisedon me Scholz: Mbështetja e Gjermanisë për Ukrainën është katastrofike

Putin bisedon me Scholz: Mbështetja e Gjermanisë për Ukrainën është katastrofike

14:05, 02/12/2022
A+ Aa A-

Vladimir Putin  ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelarin gjerman Olaf Scholz.

Ai tha se qëndrimi i Gjermanisë dhe Perëndimit për mbështetjen e Ukrainës është “katastrofike” dhe i bëri thirrje Berlinit që “të rimendojë pozicionin e tij”.

Kjo ishte biseda e parë telefonike midis dy lidërve që nga mesi i shtatorit.

Sipas Putin, sulmet ruse në infrastrukturën energjetike të Ukrainës janë të pashmangshme dhe të nevojshme përballë sulmeve provokuese të Kievit, ndërsa, në lidhje me sabotimin e tubacioneve Nord Stream në Baltik , ai tha se “duhet një hetim i pavarur” në të cilën Moska duhet të marrë pjesë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco