VIDEO/ Plas sherri në parlamentin e Senegalit, goditje me shpulla e karrige

VIDEO/ Plas sherri në parlamentin e Senegalit, goditje me shpulla e karrige

12:26, 02/12/2022
A+ Aa A-

Një debat i nxehtë në parlamentin e Senegalit gjatë së enjtes degradoi deri në përplasje fizike midis dy deputetëve.

Konflikti ishte mes dy politikanëve që vinin nga radhët e partisë në pushtet dhe opozitës. Një deputet i kësaj të fundit goditi me shuplakë në fytyrë një kolege dhe kjo ndezi një sherr.

Ajo reagoi menjëherë dhe vërviti një karrige në drejtim të tij përpara se një grup politikanësh ta rrethonin për ta mbajtur.

Seanca u pezullua ndërsa dy deputetët vijuan të fyenin dhe grushtonin njëri-tjetrin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco