Hëngri studenten 'si shprehje dashurie' vdes kanibali japonez

Hëngri studenten 'si shprehje dashurie' vdes kanibali japonez

10:40, 02/12/2022
A+ Aa A-

Issei Sagawa , i quajtur " kanibali japonez " për vrasjen dhe ngrënien e një studenteje holandeze në Paris në vitin 1981, ka vdekur në moshën 73-vjeçare.

Krimi i tij shkaktoi tmerr në të gjithë botën. 

Sagawa vdiq më 24 nëntor nga pneumonia dhe funerali i tij u mbajt vetëm me të afërmit e tij të pranishëm, sipas një deklarate të lëshuar nga botuesi i një autobiografie të vëllait të tij, Jun, botuar në 2019.

Issei Sagawa ishte student në Paris, në Universitetin e Sorbonës, kur, më 11 qershor 1981, ai ftoi një kolege holandeze, René Hartefeld , për darkë në banesën e tij . 

Atje ai e vrau duke e qëlluar në qafë me pas e përdhunoi, përpara se ta copëtonte dhe të hante pjesë të ndryshme të kufomës së saj gjatë tre ditëve.

“Ngrënia e kësaj vajze ishte një shprehje dashurie. Doja të ndjeja brenda meje ekzistencën e një personi që dua” , kishte thënë ai pas arrestimit.

I diagnostikuar nga ekspertët si i sëmurë mendor, ai nuk u dënua dhe u mbajt në paraburgim në Francë dhe më pas në Japoni , përpara se të rifitonte lirinë në gusht 1985.

Ai u bë një yll mediatik dhe priti gazetarë të shumtë në apartamentin e tij në një periferi të Tokios. 

Ai ishte shfaqur disa herë në televizionet japoneze dhe kishte botuar libra bestseller si "Kanibali" ose " Do të doja të më hante ", si dhe kishte skicuar një manga (libër komik japonez), në të cilën rrëfente krimin e tij.

Autori japonez Juro Kara fitoi çmimin letrar Akutagawa në vitin 1982 për romanin e tij kriminal "Letra e Sagawa".

Dy antropologë bënë një dokumentar për të në vitin 2018 të quajtur "Caniba", në të cilin Issei Sagawa pretendonte se ai nuk ishte në gjendje të "shpjegonte" aktin e tij.

 “Është thjesht imagjinata ime. Nuk mund të them asgjë më konkrete”, ka deklaruar ai në film.

 "Njerëzit duhet të mendojnë se jam i çmendur."

Ai tha se e kishte “të pamundur të mbante” fiksimin e tij, duke shtuar:

“ Doja të haja prapanicë, më shumë se çdo gjë tjetër në botë”.

 Krijuesit e dokumentarit, Verena Paravel dhe Lucian Castain-Taylor, thanë se kishin një mori "ndjenjash jashtëzakonisht kontradiktore" gjatë muajve që kaluan me Issei Sagawa-n dhe vëllain e tij, Jun, të vetë-sakatosur.

“Ne ishim të neveritur, donim të kuptonim...” , shpjegoi Verena Paravel, duke shtuar se megjithatë është një “film për vëllazërinë, për dashurinë”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco