Gjermani: 72-vjeçarja i fik aparatin e oksigjenit, pacientes ngjitur në spital, e bezdiste zhurma

Gjermani: 72-vjeçarja i fik aparatin e oksigjenit, pacientes ngjitur në spital, e bezdiste zhurma

10:05, 02/12/2022
A+ Aa A-

Një grua 72-vjeçare, e cila ishte shtruar  në një spital në Mannheim, dyshohet fort se i kishte fikur çelësin kryesor të pajisjes së oksigjenit, pacientes tjetër në dhomë, 79-vjeçares, më 29 nëntor 2022.

Fillimisht, 72-vjeçarja mësohet se e ka fikur pajisjen para orës 20:00 pasi është ndjerë e shqetësuar nga zhurma që vinte nga pajisja e oksigjenit. Po edhe pse ishte informuar nga stafi i spitalit se furnizimi me oksigjen ishte një masë jetike për zonjkn tjetër, ajo prapë ia kishte fikur aparatin një orë më vonë, rreth orës 21:00.

Për pasojë, pacientja 79-vjeçarja është dashur të dërgohet në reanimim. Gruaja tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por ka ende nevojë për kujdes intensiv.

Zyra e prokurorit publik në Mannheim më pas lëshoi një urdhër arresti kundër 72-vjeçares në gjykatën e qarkut në Mannheim.

E akuzuara u dërgua para gjykatësit të paraburgimit dhe hetuesisë të gjykatës së qarkut në Mannheim të mërkurën, 30 nëntor 2022. Urdhër arrestin e ka zbatuar sipas kërkesës së prokurorit dhe 72-vjeçarja u dërguar në institucionin korrektues.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco