Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Gabriel Escobar 'sikleti' diplomatik i DASH

Besimet aziatike përpiqen të shpëtojnë simbolin e kryqit të shenjtë, që ua përdhosi Hitleri

Besimet aziatike përpiqen të shpëtojnë simbolin e kryqit të shenjtë, që ua përdhosi Hitleri

13:35, 29/11/2022
A+ Aa A-

Sheetal Deo u trondit kur mori një letër nga bordi i ndërtesës së saj në Queens që e quante dekorimin e saj për festivalin Diwali, "fyes" dhe kërkonte që ajo ta hiqte atë.

“Zbukurimi  im thoshte “Gëzuar Diwali-n” dhe kishte një kryq të thyer mbi të”, tha Deo, një mjek, i cili po festonte festivalin hindu të dritave.

Kryqi barabrinjës me këmbët e përkulura në kënde të drejta është një simbol i shenjtë mijëravjeçar në hinduizëm, budizëm dhe xhainizëm që përfaqëson paqen dhe fatin e mirë, dhe u përdor gjithashtu gjerësisht nga njerëzit indigjenë në mbarë botën në një mënyrë të ngjashme.

Por në Perëndim, ky simbol shpesh barazohet me “hakenkreuzin” e Adolf Hitlerit ose me kryqin me grep - një simbol i urrejtjes që ngjall traumën e Holokaustit dhe tmerret e Gjermanisë naziste.

Supremacistët e bardhë, grupet neo-naziste dhe vandalët kanë vazhduar të përdorin simbolin e Hitlerit për të ngjallur frikë dhe urrejtje.

Gjatë dekadës së fundit, ndërsa diaspora aziatike është rritur në Amerikën e Veriut, thirrja për ta rifituar këtë kryq të paqes si një simbol të shenjtë është bërë më e fortë.

Këtyre komuniteteve të pakicave të besimit po u bashkohen pleqtë vendas amerikanë, paraardhësit e të cilëve e kanë përdorur prej kohësh simbolin si pjesë e ritualeve shëruese.

Image

Deo beson se ajo dhe njerëzit e besimeve të tjera nuk duhet të sakrifikojnë ose të kërkojnë falje për një simbol të shenjtë thjesht sepse shpesh ngatërrohet me versionin e tij të ndotur. "Për mua, kjo është e patolerueshme," tha ajo.

Megjithatë, për të tjerët, ideja se svastika mund të çlirohet është e paimagjinueshme.

Të mbijetuarit e Holokaustit në veçanti mund të traumatizohen kur të shohin simbolin, tha Shelley Rood Wernick, drejtoreshë menaxhuese e Qendrës për Kujdesin e të Mbijetuarve të Holokaustit të Federatave Hebraike të Amerikës së Veriut.

"Një nga shenjat dalluese të traumës është se ajo thyen ndjenjën e sigurisë së një personi," tha Wernick, gjyshërit e të cilës u takuan në një kamp të personave të zhvendosur në Austri pas Luftës së Dytë Botërore. "Kryqi i thyer ishte një përfaqësim i konceptit që qëndronte për asgjësimin e një populli të tërë."

Për gjyshërit e saj dhe të mbijetuarit e moshuar që u shërben, tha Ëernick, simboli është përfaqësimi fizik i tmerreve që ata përjetuan.

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco