VIDEO/ Po qëndronin të ulur brenda pastiçerisë, vetura përplaset në lokal dhe godet gruan

VIDEO/ Po qëndronin të ulur brenda pastiçerisë, vetura përplaset në lokal dhe godet gruan

14:45, 27/11/2022
A+ Aa A-

Ky është momenti rrëqethës kur një veturë përplaset në një pastiçeri, brenda të cilës kishte plot klientë si në këmbë ashtu dhe ulur.

Dy klientë po qëndronin ulur brenda Kake Temptation në Batley të Anglisë, kur një Toyota ngjyrë hiri u përplas në lokal duke thyer dritaret dhe futur brenda.

Nga kjo përplasje njëri nga dy klientët që ishin ulur i shpëtoi përplasjes, ndërsa gruaja është “fluturuar” si pasojë e goditjes.

Për fat të mirë askush nuk është lënduar, pavarësisht se në pamjet e kamerave të sigurisë gruaja “zhduket” dhe nuk duket fare.

Një kliente që ishte brenda lokalit, ka konfirmuar se askush nuk është lënduar  duke refuzuar të jap detaje nga ky incident.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco