‘Ishte sulm terrorist’, autoritetet turke zbulojnë autorin e shpërthimit në Stamboll

‘Ishte sulm terrorist’, autoritetet turke zbulojnë autorin e shpërthimit në Stamboll

21:05, 13/11/2022
A+ Aa A-

Të paktën 6 persona kanë vdekur dhe 81 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi në Stamboll, në një zonë të populluar pranë Sheshit Taksim.

Zv/Presidenti i Turqisë, Fuat Oktay, ka konfirmuar se bëhet fjalë për një sulm terrorist, ndërsa mendohet se autorja është grua.

Më parë, Presidenti turk Reccep Tayip Erdogan kishte deklaruar se sulmi “binte era terrorizëm” dhe se autorët e tij do të merrnin ndëshkimin e merituar.

Një video shokuese që qarkullon në rrjetet sociale tregon momentin kur shpërthen bomba mes kalimtarëve, duke lënë të shtrirë në tokë disa prej tyre, ndërsa të tjerë vrapojnë të tmerruar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco