Konfirmohet, Zv/presidenti i Turqisë: Një grua autorja e shpërthimit në Stamboll

Konfirmohet, Zv/presidenti i Turqisë: Një grua autorja e shpërthimit në Stamboll

19:35, 13/11/2022
A+ Aa A-

Zëvendës presidenti i Turqisë Fuat Oktay ka konfirmuar se autorja e shpërthimit në Stamboll pasditen e sotme është një grua.

Ajo madje është kapur nga kamerat e sigurisë duke vënë një pako pranë rrugës.

“U konstatua se një femër shpërtheu bombën. Ngjarja po hetohet dhe po bëhen vlerësimet e nevojshme. 

Deri më tani kemi humbur 6 persona, 4 prej tyre në pikën e sulmit. Kemi 81 të plagosur. 

Hetimet në vendngjarje vijojnë me shpejtësi. Do të arrijmë në fund shumë shpejt. Kushdo që qëndron pas do të mbajë përgjegjësi”, tha Oktai.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco