Shpërthimi në Stamboll, mediet turke kufizojnë raportimin për të mos i dhënë zë terroristëve

Shpërthimi në Stamboll, mediet turke kufizojnë raportimin për të mos i dhënë zë terroristëve

18:47, 13/11/2022
A+ Aa A-

Një sulm i rëndë me bombë tronditi Turqinë pasditen e së dielës. Deri më tani 6 persona kanë humbur jetën dhe 53 janë plagosur. Mediet po e trajtojnë si sulm terrorist dhe, sipas standardit, kanë kufizuar raportimet, për të mos i dhënë zë aktit të dyshuar të terroristëve.

Këto skena të frikshme erdhën nga Stambolli pasditen e së dielës, ku një shpërthim i fortë trazoi jetën politike dhe sociale të vendit.

Në ditë pushimi, në një rrugë të populluar, në qytetin më të madh në Turqi, një shpërthim i fortë i mori jetën katër personave dhe la 38 të tjerë të plagosur.

Shkaku i shpërthimit nuk dihet ende. Dyshimet e para janë për autobombë, ndërsa presidenti Erdogan ka folur për atentat terrorist.

Në vendngjarje mbërritën brenda pak minutash forca të shumta policie, ku nuk mungoi as antiterrori.

Pamjet e postuara nga qytetarët treguan ambulancat, kamionët e zjarrfikësve dhe policinë që drejtohen në Avenue Istiklal, rrugë e mbushur me njerëz, e njohur për turistët dhe vendasit dhe e mbushur me dyqane dhe restorante.

Autoritetet turke kanë caktuar katër prokurorë që të hetojnë çështjen dhe të zbardhin dinamikën e saj, ndërsa, mediet turke kanë kufizuar raportimin për ngjarjen, si masë për të mos i dhënë zë terroristëve dhe akteve të tyre.

Së fundmi, Stambolli dhe qytetet e tjera të mëdha turke janë përballur me një valë sulmesh terroriste. Shteti Islamik ISIS dhe grupe të tjera militante në Sirinë fqinje janë akuzuar për këto sulme.

Në orët e para të 1 janarit 2017, një person i armatosur, militant i ISIS-it, hyri në një klub nate në Stamboll dhe hapi zjarr duke i marrë jetën 38 personave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco