Momenti kur rusët hedhin në erë një urë në lumin Dnieper, teksa tërhiqeshin

Momenti kur rusët hedhin në erë një urë në lumin Dnieper, teksa tërhiqeshin

10:54, 12/11/2022
A+ Aa A-

Forcat ruse kryen akte sabotimi menjëherë pas tërheqjes së tyre në bregun perëndimor i lumit Dnieper, duke shkatërruar ura, me sa duket në përpjekje për të ndalur përparimin e ukrainasve.

Në veçanti mediat ruse nxorën në dritë një video që duket se tregon momentin kur rusët hedhin në erë një urë në digën hidroelektrike Nova Kakovka.

Siç shihet dhe nga pamjet, shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm, por nuk ka shembur digën hidroelektrike, e cila do të ishte katastrofike për të gjithë rajonin.

Edhe imazhet satelitore të publikuar nga Maxar tregojnë pamjet e urave që janë shkatërruar në rajonin e gjerë të Khersonit.

Gjithashtu në meide sociale qarkullojnë pamje të një kulle televizive në Kherson, e cila u hodh në erë nga rusët gjatë tërheqjes së tyre.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco