‘Raketat ruse kaluan përmes hapësirës sonë ajrore’/ Moldavia thërret të dërguarin rus për sulmin në Kiev

‘Raketat ruse kaluan përmes hapësirës sonë ajrore’/ Moldavia thërret të dërguarin rus për sulmin në Kiev

12:07, 10/10/2022
A+ Aa A-

‘Raketat ruse që kishin për shënjestër Ukrainën kaluan përmes hapësirës sonë ajrore’, tha Moldavia pas sulmit tragjik ditën e sotme në Kiev.

Menjëherë pas kësaj Moldavia thirri në bisedë të dërguarin rus, për t’i kërkuar shpjegime.

“Tri raketa të lëshuara nga Rusia drejt Ukrainës mëngjesin e sotëm, u lëshuan nga anijet ruse në Detin e Zi. Ato kaluan përmes hapësirës ajrore të Moldavisë”, shkroi në Tëitter ministri i Jashtëm i Moldavisë, Nicu Popescu.

“E kam udhëzuar ambasadorin rus që të vijë në takim për të ofruar shpjegim”.

Popescu shprehu zemërim për shumë sulme të kryera mëngjesin e së hënës në qytetet ukrainase, pasi Moska fajësoi Ukrainën se ka kryer shpërthime në urën që lidh Krimenë me Rusinë.

“I tmerruar nga sulmet e shumta me raketa në qytetet në mbarë Ukrainën, përfshirë në kryeqytet, Kiev, duke shënjestruar caqet civile. Rusia duhet të ndalë vrasjet”, tha ai.

Popescu tha se zyra e tij ka qenë në kontakt me stafin në Ambasadën e Moldavisë në Kiev dhe tha se të gjithë janë të sigurt “dhe po strehohen nga këto sulme të pakuptimta ndaj civilëve”.

Sikurse Ukraina, edhe Moldavia është shtet i dalë nga ish-Bashkimi Sovjetik, dhe ka një Qeveri pro-perëndimore.

Qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, qindra mijëra refugjatë ukrainas janë strehuar në Moldavi.

Moldavia, së bashku me Ukrainën, kanë fituar statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian, në dritë të pushtimit rus.

Moldavia ka një rajon të shkëputur, Transnistrinë, që armatoset dhe mbështetet nga Rusia.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco