Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Tjetër goditje ndaj ‘Ndrangheta, 36 të arrestuar, sekuestrohen 800 milionë euro

Tjetër goditje ndaj ‘Ndrangheta, 36 të arrestuar, sekuestrohen 800 milionë euro

09:55, 06/10/2022
A+ Aa A-

Një tjetër operacion gjigant i policisë italiane kundër klanit mafioz të ‘Ndrangheta-s, i cili drejtonte rrjetin e aktiviteteve të paligjshme dhe sidomos të drogës në vendin fqinj.

Mëngjesin e së enjtes, mbi 300 efektivë të Guardia di Finanza organizuan një aksion në Reggio Calabria, ku arrestuan 36 persona si të përfshirë në trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Anëtarëve të organizatës kriminale iu sekuestruan të gjitha pasuritë, asetet dhe kompanitë që operonin, të cilat arrinin një vlerë prej 800 milionë eurosh.

Gjithashtu, u sekuestruan dhe 4 tonë lëndë narkotike e llojit kokainë e cila nëse do të dilte në sheshet e Italisë do të siguronte disa miliona euro të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco