Çmimi Nobel për Kimi shkon për tre studiues molekularë

Çmimi Nobel për Kimi shkon për tre studiues molekularë

12:21, 05/10/2022
A+ Aa A-

Carolyn R. Bertozzi, Morten Meldal dhe K. Barry Sharpless janë nderuar me çmimin Nobel për kiminë klik dhe kiminë bioortogonale.

“Laureatët e #Nobel Prize 2022 në kimi Barry Sharpless dhe Morten Meldal kanë hedhur themelet për një formë funksionale të kimisë klik në të cilën blloqet ndërtuese molekulare bashkohen shpejt dhe me efikasitet”, tha Komiteti i Nobelit në një postim në Twitter.

Komiteti i Nobelit shpjegoi se kimia klik është një aspekt i rëndësishëm në zhvillimin e farmaceutikëve dhe për hartimin e ADN-së gjithashtu për krijimin e materialeve që janë më të përshtatshme për qëllimin.

K Barry Sharpless bëhet personi i pestë që fiton çmimin Nobel dy herë. 

John Bardeen, Marie Skłodowska Curie, Linus Pauling dhe Frederick Sanger janë të vetmit laureatë Nobel që kanë fituar dy herë çmimin Nobel. 

Sharpless u nderua me çmimin Nobel dhe në 2001.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco