Sllovenia bëhet vendi i parë i Evropës Lindore që ligjëson martesën e të njëjtit seks

Sllovenia bëhet vendi i parë i Evropës Lindore që ligjëson martesën e të njëjtit seks

09:02, 05/10/2022
A+ Aa A-

Parlamenti slloven miratoi të martën një amendament që lejon çiftet e të njëjtit seks të martohen dhe të miratojnë pasi një vendim i gjykatës kushtetuese e bëri atë vendin e parë në Evropën Lindore që e ndërmerr këtë.

Amendamenti i ligjit për familjen u miratua prej 48 deputetëve, 29 kundër dhe një abstenim.

Sllovenia, e cila doli nga shpërbërja e Jugosllavisë, është vendi i parë ish-komunist që miratoi këtë reformë në Evropë, pasi shumica e fqinjëve të saj nuk lejojnë bashkimet civile ose martesat e të njëjtit seks.

Qeveria e Estonisë iu afrua më së shumti në vitin 2016 duke rënë dakord të njohë bashkimet e të njëjtit seks të krijuar në vende të tjera.

Kroacia, Republika Çeke, Hungaria dhe Mali i Zi kanë ligje që krijojnë bahkëjetesë civile të të njëjtit seks - kurse në Hungari, edhe të folurit për homoseksualitetin para fëmijëve dënohet me gjobë që nga vera e vitit 2021.

Në korrik, gjykata më e lartë e Sllovenisë vendosi se ligji që e përcakton martesën si vetëm midis një burri dhe një gruaje, diskriminon çiftet homoseksuale dhe lezbike.

Ajo pezulloi nenet e kontestuara me efekt të menjëhershëm dhe urdhëroi parlamentin të ndryshojë tekstin brenda gjashtë muajve.

"Me këto ndryshime, ne po njohim të drejtat e çifteve të të njëjtit seks që ata duhet t'i kishin për një kohë të gjatë," u tha deputetëve, Sekretari i shtetit Simon Maljevac kur paraqiti amendamentin.

Partia kryesore e opozitës, Partia Demokratike Sllovene, kritikoi vendimin e gjykatës dhe organizoi disa mitingje kundër ligjit të ri.

“Babai më i mirë nuk do të zëvendësojë kurrë nënën dhe anasjelltas”, tha kryetarja e grupit parlamentar të SDS-së, Alenka Jeraj në hapje të debatit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco