Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Njëzet viktima pas sulmit rus në Kharkiv, mes tyre dhjetë fëmijë

Njëzet viktima pas sulmit rus në Kharkiv, mes tyre dhjetë fëmijë

17:11, 01/10/2022
A+ Aa A-

Njëzet persona u vranë kur një autokolonë civile u granatua nga trupat ruse në rajonin verilindor të Kharkiv të Ukrainës, thotë një zyrtar i lartë lokal, duke cituar informacionin paraprak.

Oleh Synehubov thotë se sulmi ndodhi në qytetin Kupiansk, afër kufirit rus, raporton bbc.

Ai nuk ka specifikuar se kur ka ndodhur saktësisht, “Okupatorët sulmuan civilët që u përpoqën të shpëtonin nga granatimet. Kjo është mizori që nuk ka asnjë justifikim”.

Ai shton se 10 nga viktimat ishin fëmijë. Sulmi ndodhi në të ashtuquajturën “zonë gri” midis qytetit të çliruar së fundmi të Kupiansk dhe Svatove ende të pushtuar në rajonin fqinj Luhansk.

Ushtruesi i detyrës së kreut të SBU, Vasyl Maliuk, citohet të ketë thënë se “sulmi brutal ndaj civilëve u krye nga një grup sabotazhi dhe zbulimi”.

Të premten, 30 njerëz vdiqën kur raketat ruse goditën një autokolonë civile në rajonin jugor të Zaporizhzhia, thanë zyrtarët lokalë.

ImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco