Irani proteston: 'Nëntë evropianë' të arrestuar në trazirat e fundit

Irani proteston: 'Nëntë evropianë' të arrestuar në trazirat e fundit

13:35, 01/10/2022
A+ Aa A-

Nëntë shtetas evropianë janë arrestuar në Iran gjatë protestave vdekjeprurëse në rrugë të shkaktuara nga vdekja e një vajze 22-vjeçare në paraburgim.

Oficerët e shërbimit sekret arrestuan njerëz të konsideruar si "agjentë të organizatave të huaja spiunazhi" ose të “prapaskenës” në protestat, thanë media lokale.

Dhuna nuk tregon shenja lehtësimi, me numrin e të vdekurve që vazhdon të rritet.

Protestat shpërthyen në kryeqytetin Teheran dhe u përhapën në të gjithë vendin pasi vajza kurde Mahsa Amini vdiq pasi kishte qendruar në paraburgim nga policia.

22-vjeçarja, nga qyteti veri-perëndimor Saqez, u arrestua në Teheran më 13 shtator nga oficerët e policisë morale për dyshimin se kishte shkelur ligjin e rreptë që kërkon që gratë të mbulojnë flokët me hixhab ose shami.

Oficerët nuk specifikuan se ku ishin arrestuar nëntë evropianët, por dhanë 10 raste të përfshirjes së të huajve dhe grupeve opozitare të huaja në demonstrata.

Të arrestuarit janë nga Polonia, Suedia, Gjermania, Italia, Franca dhe Holanda, thotë Ministria e Shërbimit Sekret të Iranit.

Ambasadat gjermane, franceze, britanike dhe suedeze ishin midis atyre që u paralajmëruan për përfshirjen e "agjentëve" të tyre në protestat antiqeveritare, shtoi ministria.

Irani pretendoi gjithashtu se para dhe gjatë protestave, disa komplote të tjera kishin ndodhur për t’u përgatitur ose për të përkuar me trazirat, duke përfshirë sulmet kibernetike dhe përhapjen e "lajmeve të rreme, pro trazirave" nga media joshtetërore si BBC Persia dhe Iran Ndërkombëtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco