Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PL, Ilir Meta. konferencë me gazetarët

VIDEO/ Flota ruse bllokoi Adriatikun, në pozicion lufte mes Pulias dhe Abruzos

VIDEO/ Flota ruse bllokoi Adriatikun, në pozicion lufte mes Pulias dhe Abruzos

13:16, 16/08/2022
A+ Aa A-

Një përballje e frikshme që mund ti kishte dhënë jetëve tona një tjetër drejtim...

E tillë ishte ngjarja e pak javëve më parë kur flota ruse në detin Adriatik ishte vetëm një hap larg përplasjes me anijet e NATO-s. Bëhet fjalë për një përballje në ujërat italiane, sicc shkruan La Republicca, në brigjet përballë Abruzzo-s dhe Pulias.

Më 22 korrik, sipas të përditshmes italiane, flota ruse bllokoi hyrjet dhe daljet për në Adriatik dhe e gjithë kjo me qëllim që të pengonte lëvizjen e aeroplanmbajtëses amerikane ‘Harry Truman’. La Repubblicca ka konfirmuar zyrtarisht se anija ruse ‘Admirali Tributs’, ka lundruar deri në Adriatik për t’iu afruar brigjeve të Abruzzos.

Ndërsa më në jug, pranë Salentos ishte vendosur kryqëzori ‘Varyang’ me bateritë e tij të raketave me rreze të gjatë veprimi. Ndërsa anija e zbulimit ‘Vasily Taticvhev’, e pajisur me instrumente për të përgjuar komunikimet radio e ka ndjekur atë me detyrë, studimin e reagimeve elektronike të NATO-s ndaj kësaj ndërhyrjeje provokuese.

Skenari është ai i një përballjeje të flotës ruse dhe asaj të NATO-s në Mesdhe, një skenar ky i frikshëm... Flota ruse nuk kishte hyrë kurrë më parë në detin Adriatik. Disa herë, anijet e Moskës ishin afruar për të monitoruar stërvitjet e aleancës, duke arritur deri në ujërat pranë Kalabrisë. Por nuk kishin guxuar kurrë më parë të kryenin një manovër bllokuese që synonte të pengonte lëvizjen e aeroplanmbajtëses amerikane ‘Truman’, e cila është dislokuar në mesdhe prej muajsh nën komandën e NATO-s.

Ai i raportuar nga La Republika, ishte një duel i gjatë në heshtje, ku NATO u angazhua ti tregonte rusëve se ishte ajo në kontrollin e ujërave mes Jonit dhe Adriatikut. Aeroplanmbajtësja Truman, me 60 avionë bombardues F18 Hornet në bord ishte e shoqëruar nga luftanije të tjera dhe fregata Amerikane, Italiane, Spanjolle, Turke e Greke, të cilat formuan një kuadrat rreth saj.

Lajmi i kësaj përballjeje, u zbulua fillimisht nga faqja “The Ship Yard Naval Consultancy”, që analizon informacionet nga satelitët komercialë, dhe u konfirmua për “La Repubblica” nga burime zyrtare.

Që diçka po ndodhte ishte parë që më herët pasi dronët spiunë më të mëdhenj që ka SHBA, GlobalHawk, patrullonin mbi detin Jon për orë të tëra për ditë me rradhë. E po ashtu edhe avionët italianë.

Nuk dihet se cili është pozicioni aktual i anijeve ruse dhe as nëse aktiviteti i tyre është shoqëruar nga ndonjë nëndetëse. Por, avionët zbulues italianë janë kthyer në patrullimin e ujërave mes Kalabrisë dhe Greqisë duke insistuar në disa pozicione të veçanta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco