'Mos u mërzit, e ke ti radhën'/ Pas Salman Rushdie, kërcënohet me jetë autorja e 'Harry Potter'

'Mos u mërzit, e ke ti radhën'/ Pas Salman Rushdie, kërcënohet me jetë autorja e 'Harry Potter'

18:51, 13/08/2022
A+ Aa A-

Autorja britanike JK Rowling ka marrë një kërcënim me vdekje nga një ekstremist islamik i mbështetur nga Irani, i cili duket se ka lavdëruar sulmuesin e Salman Rushdie.

Shkrimtarja e Harry Potter dhe aktivistja e lirisë së fjalës u revoltua pas tentativës për të vrarë Rushdie në veri të Nju Jorkut, një ditë më parë, kur asaj iu dha kërcënimi rrëqethës në Twitter.

“Lajm i tmerrshëm. Lëreni të jetojë,”- shkruante ajo në rrjetet sociale, por përgjigjia që i erdhi, ishte një kërcënim.

“Mos u mërzit, e ke ti radhën,”- shkruante Meer Asif Aziz, i cili e përshkruan veten në Twitter si një student, aktivist social, aktivist politik dhe aktivist kërkimor.

Aziz gjithashtu duket se mbështet Udhëheqësin Suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei.

Në një përpjekje për të larguar Aziz nga Twitter, Rowling këtë pasdite postoi: ‘@TwitterSupport ndonjë shans për mbështetje?’

Kritikët kanë akuzuar gjigantin e mediave sociale për ‘standarde të dyfishta’.

Twitter zgjodhi në mënyrë dramatike të mbyllë llogarinë e Donald Trump pas pushtimit të Kapitolit të SHBA nga një turmë e veshur me kapele MAGA pas zgjedhjeve të vitit 2020, por gjithsesi e lejon Khamenei të bëjë kërcënime kundër Izraelit.

Rowling gjithashtu konfirmoi se policia është e përfshirë dhe ka nisur hetimet, duke u thënë ndjekësve të saj: ‘Të gjithëve që dërgojnë mesazhe mbështetëse: faleminderit. Policia është e përfshirë, por heton.

MailOnline ka kontaktuar Twitter për koment.

Rushdie, 75 vjeç, autor i ‘Vargjet Satanike’ u godit me thikë 15 herë teksa mbante një seminar në Nju Jork.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco