Lajmi i fundit

Analiza e institutit të njohur amerikan: Rama është Erdogani i ri, po përdor drejtësinë për të goditur opozitën

'Agjentët të kontrollojnë zyrën 45'/ Zbulohet urdhri i FBI që bastisi vilën e Trump në Florida

'Agjentët të kontrollojnë zyrën 45'/ Zbulohet urdhri i FBI që bastisi vilën e Trump në Florida

22:24, 12/08/2022
A+ Aa A-

Agjentët e FBI sekuestruan materiale të klasifikuara në shtëpinë e ish-presidentit Donald Trump në Mar-a-Lago të Florida, gjatë bastisjes së saj të paprecedentë ditën e hënë, duke përfshirë disa të dhëna të shënuara si top sekret, sipas dokumenteve që ka parë Fox News. 

Ish-presidenti Trump kundërshton klasifikimin, duke thënë se të dhënat janë të deklasifikuara. 

Sipas urdhrit që ka parë Fox News të premten, gjykatësi amerikan Bruce Reinhart nënshkroi urdhrin më 5 gusht, duke i dhënë autoritetin FBI të kryejë kërkimin e tij "më ose përpara datës 19 gusht 2022" dhe "në orën 6:00 të ditës, deri në orën 10:00".

Urdhri u vulos zyrtarisht të premten pasdite nga Reinhart. 

"Vendndodhjet që do të kontrollohen përfshijnë 'zyrën 45', të gjitha dhomat e mbledhjeve dhe dhomat ose zonat e tjera brenda ambienteve të përdorura nga stafi i Trump ku mund të ruhen kutitë ose dokumentet", thuhet në urdhër. 

Sipas Fox News, agjentët e FBI kanë marrë katër dosje me dokumente tepër sekrete, tre grupe dokumentesh sekrete dhe tre dosje me dokumente konfidenciale. 

Në procesverbal nuk bëhen publike detaje në lidhje me përmbajtjen e tyre. 

Nga ana tjetër, ish-presidenti dhe ekipi i tij, megjithatë, po kundërshtojnë klasifikimin dhe besojnë se informacioni dhe të dhënat janë deklasifikuar.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco