Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO/ Zyrtarët shpërthejnë në lot kur marrin vesh se Kim Jong kishte qenë sëmurë me ethe

VIDEO/ Zyrtarët shpërthejnë në lot kur marrin vesh se Kim Jong kishte qenë sëmurë me ethe

12:47, 11/08/2022
A+ Aa A-

Zyrtarët e Kim Jong kanë shpërthyer në lot dje pasi motra e diktatorit të Koresë së Veriut zbuloi se ai kishte qenë i sëmurë me ethe në fillim të kësaj vere gjatë shpërthimit të Covid në vend.

Kim Yo-jon u tha zyrtarëve të cilët kishin mbushur plot sallën se Udhëheqësi supreme kishte vuajtur pas infeksioneve  të para në vend duke shkaktuar emocionet e forta teksa oficerët e lartë të vendit fshinin lotët.

Por më pas ato brohorisnin dhe bërtisnin teksa ajo deklaroi hakmarrje ndaj Koresë së Jugut, duke pretenduar se fqinji i tyri i kishin infektuar qëllimisht duke dërguar fletëpalosje të kontaminuara në kufi, duke përhapur kështu virusin tek 4.8 milionë qytetarë të Koresë së Veriut.

Ajo tha:

"Nëse armiqtë vazhdojnë të bëjnë veprime të rrezikshme që mund të fusin virusin në vendin tonë, ne do të përgjigjemi sigurisht jo vetëm duke çrrënjosur virusin, por edhe duke shfarosur autoritetin e Koresë së Jugut. '

Deklarata e saj ishte sugjerimi i parë që Kim mund të ketë kontraktuar Covid, pavarësisht se vendi pretendonte për dy vjet se asnjë rast i vetëm nuk u zbulua deri në shpërthimin e këtij viti

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco