‘Do të marrim atë që na takon!’ / Erdogan nuk zmbrapset, nis shpimet për gaz në Mesdhe

‘Do të marrim atë që na takon!’ / Erdogan nuk zmbrapset, nis shpimet për gaz në Mesdhe

17:24, 10/08/2022
A+ Aa A-

Pas dy vjetësh ndërprerjeje Turqia dërgon një anije shpimi për gaz në lindje të Mesdheut. Për presidentin Erdogan kjo është kaq e rëndësishme sa që ai udhëtoi enkas në Mersin në jug të Turqisë për të qenë i pranishëm.

"Abdylhamid Han" do të kërkojë për gaz, derisa të gjejë, tha presidenti turk Recep Tayyip Erdogan gjatë inagurimit të anijes së re të shpimit në portin e Mersinit. “Ne do të marrim atë që na takon". Anija "Abdylhamid Han" fillimisht do të niset për në rajonin Iskenderun, tha ai.

Zona e parashikuar për shpime ndodhet në veri të Qipros jo larg territoreve, për të cilat Turqia grindet me Greqinë dhe Qipron. Parimisht i hedh poshtë rezervat greke dhe qipriote kundër misioneve turke të shpimit, tha Erdogan duke deklaruar, se Turqia ka të drejtën të kërkojë për gaz në territoret që i ka të vetat: “Ne nuk kemi nevojë të marrim leje nga ndokush.”

Anija "Abdylhamid Han", sipas tij, është një "Simbol për vizionin e ri të Turqisë në sektorin e energjetikës", tha Erdogan në Mersin.

Sipas mediave turke anija që ka marrë emrin e një prej sulltanëve osmanë, fillimisht do të kërkojë për gaz deri më 7 shtator. Konflikti për rezervat e gazit rëndon prej vitesh mbi marrëdhëniet mes Turqisë dhe Greqisë. Më 2020 të dy vendet për pak sa nuk u përplasën ushtarakisht, kur anija turke e shpimeve "Oruç Reis" nën shoqërimin e anijeve luftarake ndërmori udhëtimet në kërkim të burimeve të gazit në jug të ishullit Rhodos.

Marina greke u mobilizua. Vetëm pas largimit të "Oruç Reis" nga territoret e diskutueshme gjendja u qetësua. Greqia akuzon Turqinë, se po kryen kërkime në mënyrë tërësisht ilegale. Qeveria në Ankara i hedh poshtë akuzat dhe mbron pozicionin, se kërkimi i gazit është konform ligjit, pasi ujërat ku operohet shtrihen në harkun tokësor turk. Si Greqia dhe Qiproja, vende anëtare të BE-së, ashtu edhe Turqia kanë pretendime ndaj rezervave të gazit të zbuluara në tabanin e detit në lindje të Mesdheut.

Turqia synon zbulimin dhe shfrytëzimin e këtyre rezervave me qëllim që të sigurojë edhe dominimin në rajon. Pushtimi rus i ukrainës ka nxjerrë në plan të parë energjinë. Vetëm vitin e kaluar, Turqia ka marrë nga Rusia një të katërtën e naftës dhe pothuajse gjysmën e importeve të gazit dhe tani po përpiqet ta minimizojë këtë varësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco