Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

VIDEO/ Hunter Biden tymos drogë dhe prek veten në vaskën e detoksit

VIDEO/ Hunter Biden tymos drogë dhe prek veten në vaskën e detoksit

13:05, 07/07/2022
A+ Aa A-

KUJDES: PAMJE SHQETESUESE

Gazeta britanike Daily Mail publikoi sot disa pamje të Hunter Biden, djalit të presidentit amerikan, Joe Biden, teksa tymos drogë dhe prek veten në një vaskë të privimit ndijor gjatë një seance detoksifikimi.

Sipas gazetës, ky program detoksi është financuar nga babai i Hunter Biden.

Në video shihet djali ekzicionist i presidentit, 52 vjeç, duke u larë në vaskën me dritë jeshile, teksa luam me veten.

Mendohet se vidoja është bërë në një qendër trajtimi dhe detoksi në Masaçusets në vitin 2019.

Një miku i tij i kishte rekomanduar të vizitonte këtë spa, pasi djali i Biden i kishte kërkuar ndihmë në betejën e tij kundër varësisë ndaj drogës.

Por Hunter nuk kishte të ardhura për të paguar këtë program.

Sipas gazetës DM, mendohet se Joe Biden e ka financuar këtë program tremujor.

Ky është poshtërimi i fundit i Hunter Biden, pasi disa javë më parë Daily Mail publikoi se pavarësisht se e ka mohuar disa herë, Joe Biden kishte biseduar me të birin për marrëveshjet e tij të dyshimta të biznesit.

Në një rast, Biden i kishte kërkuar të birit të diskutonin për lidhjet e tij me një kompani të madhe nafte në Kinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco