Të shtëna të reja në SHBA, dy policë të plagosur në paradën në Filadelfia

Të shtëna të reja në SHBA, dy policë të plagosur në paradën në Filadelfia

10:49, 05/07/2022
A+ Aa A-

Dy oficerë policie në Filadelfia u plagosën gjatë një koncerti të Ditës Kombëtare Amerikane dhe shfaqjes së fishekzjarreve në qendër të qytetit dhe disa mijëra njerëz u larguan në panik pas të shtënave, thanë autoritetet lokale.

Të shtënat erdhën disa orë pasi një person i armatosur hapi zjarr në periferi të Çikagos në Highland Park, duke vrarë gjashtë persona dhe duke plagosur më shumë se 36 të tjerë.

 

Të dy oficerët e policisë së Filadelfias janë në gjendje të qëndrueshme me lëndime jo të rrezikshme për jetën, raportoi CBS3 Philadelphia, duke cituar departamentin e policisë.

Policia është në kërkim të sulmuesit.

Videoja e transmetuar nga mediat lokale tregon njerëz që vrapojnë nga Bulevardi Benjamin Franklin pas të shtënave.

“Nuk dëgjova asnjë të shtënë, por policia tha: “Vrapo, ik, ik”, tha një grua për TV.

Një oficer u godit në kokë nga një plumb, dhe tjetri ka një plagë me armë zjarri në shpatullën e djathtë, sipas NBC10.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco