Pse Rusia po i vazhdon sulmet me raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Pse Rusia po i vazhdon sulmet me raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

10:25, 02/07/2022
A+ Aa A-

Nga Jonathan Beale, BBC

Megjithëse fokusi i përpjekjeve të saj luftarake është në Ukrainën lindore, Rusia po vazhdon të përdorë raketa me rreze më të gjatë për të shënjestruar qytetet në të githë vendin.

Natën e kaluar, rajoni i Odesës u godit përsëri.

Kjo ndodhi menjëherë pas tërheqjes së Rusisë nga Ishulli i Gjarpërinjve në perëndim të Detit të Zi. Por rajoni, si të tjerët, ka qenë në shënjestër gjatë gjithë luftës.

Rusia pretendon se po synon objektet dhe infrastrukturën ushtarake. Por në realitet ajo shpesh godet zonat civile- si blloqet e apartamenteve.

Për shumë ukrainas, kjo duket e qëllimshme, një përpjekje për të thyer moralin e vendit. Por shpesh mund të ketë efektin e kundërt dhe të forcojë vendosmërinë perëndimore gjithashtu. Dhe, nëse Rusia me të vërtetë nuk donte të vriste civilë, kjo sugjeron që armët e tyre janë shpesh të pasakta.

Realiteti është se sulmet me raketa me rreze të gjatë veprimi të Rusisë tregojnë një dobësi po aq sa edhe forcë.

Shumica e këtyre sulmeve duhet të kryhen jashtë hapësirës ajrore të Ukrainës. Rusia nuk e ka ende kontrollin e qiejve. Kjo do të thotë gjithashtu se nuk është në gjendje të kryejë fluturime vëzhgimi dhe zbulimi mbi vend për të mbledhur informacione.

Rusia nuk e ka fshehur se po përpiqet që të godasë linjat e furnizimit ushtarak nga Perëndimi. Por ka pak prova se ka pasur shumë sukses- armët po kalojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco