Kongoja varros me ceremoni, dhëmbin e heroit Lumumba, të vetmen eshtër të mbetur

Kongoja varros me ceremoni, dhëmbin e heroit Lumumba, të vetmen eshtër të mbetur

13:12, 01/07/2022
A+ Aa A-

Arkivoli që përmban dhëmbin është varrosur me ceremoni në 62 vjetorin e pavarësisë së Republikës Demokratike të Kongos.

Familja e heroit të vrarë të pavarësisë së Republikës Demokratike të Kongos, Patrice Lumumba, varrosi të vetmen gjë që kishte mbetur prej tij – një dhëmb. V

arrimi u bë në kryeqytetin, Kinshasa, të enjten, 61 vjet pas vdekjes së tij në duart e rebelëve separatistë të mbështetur nga Belgjika.

Qindra njerëz u mblodhën në një shesh të gjerë për këtë rast, duke valëvitur flamuj dhe duke parë një foto të madhe të Lumumba, me syzet e tij dhe flokët e ngjitura.

Lumumba u vra nga një skuadër pushkatimi më 17 janar 1961 në provincën juglindore të Katanga, pasi u rrëzua nga posti i kryeministrit një vit më herët, të gjithë brenda disa disa muajve nga pavarësia e DRC nga Belgjika.

Një pankartë me fjalët "Faleminderit shumë, hero kombëtar" u ngrit pezull mbi turmën, ku ndodhej Presidenti i Republikës fqinje të Kongos, Denis Sassou Nguesso, ministrin e jashtëm të Belgjikës dhe disa ambasadorë afrikanë.

"Më në fund, populli kongolez mund të ketë nderin t'i ofrojë një varrim kryeministrit të vet të shquar," tha Presidenti Félix Tshisekedi. “Po i japim fund … zisë që filluam 61 vjet më parë.”

Funerali u mbajt në 62-vjetorin e pavarësisë së vendit të Afrikës Qendrore. Atë ditë, Lumumba mbajti një fjalim të zjarrtë duke kritikuar kolonizimin 75-vjeçar të Kongos nga Belgjika.

Kryeministri i parë i Kongos i zgjedhur në mënyrë demokratike, Lumumba e vuri në alarm perëndimin me ftesat ndaj Moskës në kulmin e Luftës së Ftohtë.

Qeveria e tij zgjati vetëm tre muaj para se të rrëzohej dhe të vritej. Mbështetësit dhe disa historianë akuzojnë CIA-n për përfshirje. Një hetim parlamentar belg për vrasjen e Lumumba arriti në përfundimin në vitin 2002 se Belgjika ishte "moralisht përgjegjëse" për vdekjen e tij.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco