21-vjeçarja qëllohet për vdekje nga bashkëshorti i saj 79-vjeçar

21-vjeçarja qëllohet për vdekje nga bashkëshorti i saj 79-vjeçar

17:58, 25/06/2022
A+ Aa A-

Një këngëtare meksikane u qëllua për vdekje nga bashkëshorti i saj në një restorant në Mexico City, njoftuan autoritetet lokale.

Yrma Lydia, 21 vjeç, e cila sapo kishte filluar karrierën e saj në muzikë, u qëllua të enjten mbrëma në restorantin Suntory Del Valle në jug të qytetit, kur u sulmua nga partneri i saj, 79-vjeçari, Jesús Hernández Alcocer.

“Një burrë qëlloi tre herë gruan e tij, ai tashmë është i arrestuar së bashku me një grua tjetër, që e shoqëronte”, tha Omar García Harfuch, sekretar i sigurisë për Mexico City.

Sipas dëshmitarëve, pas një debati, një burrë ka qëlluar këngëtaren, e cila rezultoi se ishte gruaja e tij.

Alcocer u përpoq të korruptonte policinë për ta lënë të arratisej nën shoqërinë e një prej rojeve të tij të sigurisë, i cili gjithashtu u arrestua, përcjell Klankosova.tv

Sipas gazetës El Universal, Lydia kishte marrë pjesë në disa prezantime të Grandiosas, një seri koncertesh në Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara, që mbledhin këngëtarë të njohur të Amerikës Qendrore dhe Jugore, si María Conchita Alonso dhe Dulce dhe Alicia Villareal

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco