VIDEO-Virale/ Raketa ruse merr kthesë 360 gradë dhe shpërthen te ata që e lëshuan, dyshohet se u hack-ua

18:09, 24/06/2022
A+ Aa A-

Është kthyer në virale një video që tregon sesi një raketë e hedhur nga mbrojtja ajrore e Rusisë u kthye në “bomerang”.

Sipas raportimeve, një raketë e hedhur në rajonin e Luhansk-ut u kthye 360 gradë pasi ishte lëshuar dhe u përplas thuajse në të njëjtin vend prej nga u lëshua.

Videoja raportohet të jetë filmuar në orët e para të këtij mëngjesi në qytetin Alchevsk, rreth 55 milje në jug të Severodonetsk-ut, ku po bëhen luftime të ashpra. Sipas raportimeve, sistemi raketor i mbrojtjes ajrore, ndoshta një S300, operohej nga separatistët pro-rusë ukrainas nga Republika Popullore e Luhanskut.

Shkaku i mosfunksionimit nuk është i qartë, ndërsa disa kanë spekuluar se problemi mund të ketë ndodhur  për shkak të hakimit ose bllokimit nga një dron ukrainas, ndonëse kjo konsiderohet e pamundur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco