Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Kina, Rusia, India, Brazili e Afrika e Jugut – takim virtual për situatën në botë

Kina, Rusia, India, Brazili e Afrika e Jugut – takim virtual për situatën në botë

08:45, 23/06/2022
A+ Aa A-

“BRICS” është një akronim i krijuar nga Rusia, Kina, India, Brazili dhe Afrika e Jugut – dhe synim ka krijimin e një rendi global ekonomiko-financiar.

Por edhe këtë vit takimi do të mbahet virtualisht dhe sipas analistëve është një mundësi për Pekinin për ta promovuar modelin e qeverisjes në një situatë të tënsionuar globale, raporton Al Jazeera.

Presidenti kinez Xi Jinping do të bashkohet me liderët e Brazilit, Indisë, Rusisë dhe Afrikës së Jugut nëpërmjet lidhjes video për të diskutuar çështjet me interes të përbashkët si pjesë e samitit me temë fillimin e një “epoke të re” për zhvillimin global.

Përpara samitit në Pekin, media shtetërore kineze ka vlerësuar BRICS – një akronim për pesë ekonomitë në zhvillim që së bashku përbëjnë rreth një të katërtën e ekonomisë globale.

Në maj, Xi i bëri thirrje grupit të “refuzojë mentalitetin e Luftës së Ftohtë dhe konfrontimin e bllokut, dhe të punojë së bashku për të ndërtuar një komunitet global të sigurisë për të gjithë”.

Pavarësisht dallimeve të tyre thelbësore, udhëheqësit e pesë vendeve ruajnë një distancë të caktuar nga rendi liberal i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Asnjë nga liderët e Brazilit, Kinës, Indisë apo Afrikës së Jugut nuk e dënoi hapur presidentin rus Vladimir Putin për pushtimin e Ukrainës nga vendi i tij në fillim të vitit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco