Hakerët pro-rusë sulmojnë faqet e ministrive italiane

Hakerët pro-rusë sulmojnë faqet e ministrive italiane

12:14, 20/05/2022
A+ Aa A-

Hakerat pro-rusë kanë sulmuar faqet e internetit të disa institucioneve dhe ministrive të qeverisë italiane, tha policia të premten.

Në orën 8:00 GMT, ende nuk ishte e mundur të hyje në faqet e internetit të Ministrisë së Jashtme italiane dhe asociacionit së saj kombëtar të magjistratëve.

Sulmi nisi rreth orës 20:00 GMT të enjten nga grupi i hakerëve "Killnet", tha në një deklaratë grupi italian i sigurisë kibernetike Yarix.

Një sulm i ngjashëm ndodhi më 11 maj dhe policia fundjavën e kaluar tha se kishte penguar një sulm kibernetik në fazat e fundit të Eurovision Song Contest në Torino, i cili përfundoi të shtunën me fitoren e  Ukrainës.

Policia ia atribuoi të dy sulmet grupit Killnet dhe degës së tij Legion.

Image

Që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt, shumë qeveri perëndimore kanë ngritur nivelet e alarmit në pritje të sulmeve të mundshme kibernetike ndaj sistemeve dhe infrastrukturës së IT.

Rusia në mënyrë rutinore nuk e pranon se kryen operacione sulmuese kibernetike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco