VIDEO/ Brohoritja e fuqishme për fitoren e komentatorit të Eurovizionit nga bunkeri në Ukrainë

VIDEO/ Brohoritja e fuqishme për fitoren e komentatorit të Eurovizionit nga bunkeri në Ukrainë

14:53, 16/05/2022
A+ Aa A-

Fitorja e Ukrainës në Eurovizion vazhdon t'i sjellë pak gëzim kombit të shkatërruar nga lufta, në veçanti Timur Miroshnychenko, një komentatori, reagimi i të cilit në momentin kur vendi i tij fitoi konkursin u kap nga kamera.

Duke mbuluar këtë aktivitet nga një vendstrehim për bomba në Kiev,  u pa sesi ai ngrit duke festuar kur “Orkestra Kalush” mundi britanikun Sam Ryder dhe fitoi çmimin e madh.

Në një intervistë për BBC Breakfast, komentatori Miroshnychenko tha se Eurovizioni i tregoi vendit të tij se "e gjithë Europa qëndron me ne" përballë luftës së Rusisë.

“Ju nuk mund ta imagjinoni se sa e rëndësishme është kjo për ne”, tha ai, duke shtuar se ishte “përmbytur” nga emocionet kur u shpall rezultati.

I pyetur nëse ai shpreson se Ukraina do të jetë në gjendje të presë konkursin vitin e ardhshëm, prezantuesi tha: "Sigurisht".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco