Përfshihet nga flakë fabrika ushtarake në Rusi

Përfshihet nga flakë fabrika ushtarake në Rusi

21:08, 01/05/2022
A+ Aa A-

Një person u plagos në një zjarr që shpërtheu në një kompleks ushtarak në qytetin jugor rus të Belgorodit në kufi me Ukrainën, tha guvernatori i rajonit.

Vyacheslav Gladkov tha se banori vendas kishte pësuar lëndime të lehta dhe nuk ishte në rrezik për jetë. Ai tha gjithashtu se shtatë ndërtesa u dëmtuan nga zjarri.

Ministria e Mbrojtjes nuk ka komentuar mbi ngjarjen dhe nuk dihen shkaqet e zjarrit. Reuters nuk ishte në gjendje të konfirmonte vërtetësinë e deklaratës.

Imazhet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë një re tymi që ngrihet mbi qytet.

Në një rast të veçantë, guvernatori i rajonit Kursk, i cili gjithashtu kufizohet me Ukrainën, tha se një urë hekurudhore e përdorur nga trenat e mallrave ishte dëmtuar. Roman Starovoit e quajti incidentin sabotim.

Zonat e tjera ruse në kufi me Ukrainën kanë raportuar gjithashtu bombardime ndërkufitare që kur Moska dërgoi mijëra trupa në Ukrainë më 24 shkurt për atë që ajo thotë se është një “operacion special ushtarak”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco