Rusia rrëzon ‘Fantazmën e Kievit’

Rusia rrëzon ‘Fantazmën e Kievit’

11:27, 01/05/2022
A+ Aa A-

Stepan Tarabalka, një pilot luftarak i ushtrisë ukrainase, i njohur si ‘Fantazma e Kievit’, ka ndërruar jetë në 13 mars, në luftë kundër forcave ruse.

29-vjeçari, prind i një fëmije, mendohet se ka rrëzuar më shumë se 40 avionë gjatë shërbimit të tij në luftën e Ukrainës.

Në fund të shkurtit, vetëm disa ditë pas fillimit të luftës, ushtria ukrainase publikoi një seri imazhesh të Stepanit në kabinën e një avioni Mig-29 dhe pretendoi se piloti kishte arritur të rrëzonte të paktën 10 avionë.

‘Më 13 mars 2022, Stepan Tarabalka vdiq heroikisht gjatë një beteje ajrore me forcat e pushtuesve rusë. Komandantit Stepan Tarabalka iu dha titulli ‘Hero i Ukrainës’ (pas vdekjes) për mbrojtjen e hapësirës ajrore, guximin dhe përkushtimin e tij’, postuan Forcat Ajrore ukrainase në Twitter.

Por, po në këtë rrjet social, ditën e sotme, Forcat Ajrore ‘përgënjeshtruan’ lajmin: ‘Informacioni mbi vdekjen e ‘Fantazmës së Kievit’ është i pasaktë. ‘Fantazma e Kievit’ është gjallë, ai përfaqëson shpirtin e të gjithë pilotëve të Brigadës së Aviacionit, që po mbrojnë me sukses rajonin e Kievit’.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco