Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Macron do të takohet veç e veç me Putin dhe Zelensky, javën e ardhshme

Macron do të takohet veç e veç me Putin dhe Zelensky, javën e ardhshme

13:43, 04/02/2022
A+ Aa A-

Paris - Presidenti francez Emmanuel Macron do të takohet me liderin rus Vladimir Putin në Moskë më 7 shkurt dhe liderin e Ukrainës më 8 shkurt për të diskutuar situatën në Ukrainë, ndërsa liderët e botës perëndimore përpiqen të shmangin një konflikt të madh të Rusisë me Ukrainën.

Zyra e Macron shtoi se ai do të takohet me Volodymyr Zelensky të Ukrainës në Kiev një ditë pas takimit të tij me Putinin.

Macron ka thënë se gjetja e një rruge të negociuar drejt uljes së tensioneve mbi Ukrainën ishte një prioritet, edhe pse Shtetet e Bashkuara kanë thënë se po dërgojnë 3,000 trupa shtesë në Poloni dhe Rumani, ndërkohë që Rusia grumbulloi trupa pranë Ukrainës.

Macron mbajti biseda telefonike të veçanta me liderët rusë dhe ukrainas të enjten në përpjekje për të bërë përparim në statusin e rajonit të Donbasit si pjesë e përpjekjeve për të zbutur tensionet, tha zyra e Macron në një deklaratë të enjten.

Kjo deklaratë thoshte gjithashtu se Macron i kishte nënvizuar Vladimir Putinit të Rusisë dhe Volodymyr Zelensky të Ukrainës rëndësinë e diskutimit të kushteve për të arritur ekuilibrin strategjik në Evropë, i cili do të mundësonte uljen e tensionit në terren dhe garantimin e sigurisë në kontinent.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco