Britania paralajmëron Rusinë ‘të tërhiqet përpara se të bëjë një gabim të madh’

Britania paralajmëron Rusinë ‘të tërhiqet përpara se të bëjë një gabim të madh’

07:51, 21/01/2022
A+ Aa A-

Sekretarja e jashtme britanike, Liss Trauss, i bëri sot thirrje Rusisë që të "përmbahet dhe të tërhiqet nga Ukraina, përpara se të bëjë një gabim të madh strategjik."

"Së bashku me aleatët tanë, ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën dhe t'i bëjmë thirrje Rusisë që të de-përshkallëzojë situatën dhe të angazhohet në bisedime konstruktive", tha Tras me bazë në Sidnei gjatë vizitës së saj në Australi.

“Kremlini nuk ka nxjerrë mësime nga e shkuara dhe historia”, shtoi ajo.

"Një hyrje e Rusisë një Ukrainë  do të çojë vetëm në një situatë tmerrësisht të komplikuar dhe humbje të jetëve njerëzore, siç e dimë nga lufta sovjetike në Afganistan dhe konflikti në Çeçeni ," paralajmëroi sekretarja britanike.

Sekretarja e Jashtme britanike shpreson të përfitojë nga vizita e saj në Australi për të forcuar lidhjet ushtarake, teknologjike dhe ekonomike të Londrës me Kanberrën në mënyrë që të vendosë një strategji të "Britanisë Botërore" pas daljes së vendit nga BE.

Nga Sydnei, Trasse u bëri thirrje demokracive perëndimore që të punojnë më ngushtë me Australinë dhe aleatët e tjerë të saj në Oqeanin Indian dhe Paqësor për të " përballur me agresorët globalë" të cilët "janë bërë më të stepur se në çdo periudhë  tjetër, që pas Luftës së Ftohtë ".

“Ata duan ta eksportojnë diktaturën si shërbim për të gjithë botën. Kjo është arsyeja pse regjimet si Bjellorusia, Koreja e Veriut dhe Mianmari po gjejnë aleatët e tyre më të afërt në Moskë dhe Pekin”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco