Ndahet nga jeta, ish-presidenti i Parmalat dhe i klubit të Parmës

Ndahet nga jeta, ish-presidenti i Parmalat dhe i klubit të Parmës

12:23, 01/01/2022
A+ Aa A-

Ndahet nga jeta në moshën 83 vjeçare një nga biznesmenët kontraversë italianë, Calisto Tanzi.

Sipërmarrësi ka qenë për shumë vite fytyra Parmalat dhe për disa vite edhe president i klubit të Parmës, duke fituar edhe trofe evropian.

Por karriera e tij e suksesshme përfundoi me rënien në vitin 2003, kur u zbulua skandali Parmalat.  

Tanzi ishte protagonist i ngjarjeve që çuan në rrëzimin financiar të grupit në vitin 2003. Për këtë ai u dënua me 17 vjet e 5 muaj (dënime të tjera erdhën për fusha të lidhura, si përplasja e ParmaTour).

Image

Për një kohë të gjatë Tanzi ishte i mbyllur në shtëpinë e tij, një vilë (në pronësi të gruas së tij) në periferi të Parmës.

Tanzi ishte gjithashtu pronar i Parma Calcio, e cila gjatë menaxhimit të saj fitoi Kupën e Fituesve të Kupave në 1993.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco