'Fotografitë e Vitit' të gazetarëve turq, zgjedhur nga publiku 'Atmaca, amaneti i djalit'

'Fotografitë e Vitit' të gazetarëve turq, zgjedhur nga publiku

11:48, 01/01/2022
A+ Aa A-

Ka përfunduar votimi për "Fotografitë e Vitit" të Anadolu Agency (AA) e cila u organizua nga AA, duke përzgjedhur fotografitë më të mira në tri kategori.

Në votimin "Fotografitë e Vitit" ku ishin përzgjedhur 68 fotografi në kategoritë "lajm", "jetë" dhe "sport", të shkrepura nga gazetarët dhe fotoreporterët e AA-së brenda dhe jashtë Turqisë, morën pjesë 312.136 persona.

Image

Në votimin që vazhdoi gjatë muajit dhjetor, fotografia e parë në kategorinë "Lajm" u zgjodh fotografia me temë "Pilotja e parë femër e helikopterit sulmues" e shkrepur nga Aytaç Ünal.

Image

Fotografia pasqyron 28-vjeçaren zv.komisarare piloten Özge Karabulut në krye të detyrës e cila ka hyrë në histori si "Pilotja e parë femër e helikopterit sulmues të Turqisë" dhe cila është me detyrë në Departamentin e Aviacionit të Policisë.

Po ashtu vëmendjen e pjesëmarrësve e ka tërhequr edhe fotografia e qenit të emërtuar "Atmaca" për kërkimin e minave i cili ka kryer këtë detyrë në zonën e operacionit "Dega e Ullirit" në Siri bashkë me veterinarin rreshterin, Ahmet Akdal i cili ra dëshmor si pasojë e një sulmi terrorist ndaj bazës. Në këtë foto paraqiten dëshmori bashkë me qenin.

Image

Fotografia e parë në kategorinë "Jetë" me temë "Atmaca, amaneti i djalit" u shkrep nga İzzet Mazı në shtëpinë e familjes Akdal në qytetin Kahramanmaraş ku qeni Atmaca vazhdon jetën e tij.

Ndërsa në kategorinë "Sport" preferenca e parë e pjesëmarrësve është renditur fotografia me temë "Kampioni Mete Gazoz" të shkrepur nga Ali Atmaca foto kjo e cila reflekton momentin e gëzimit që u simbolizua pas fitores që sportisti i ekipit kombëtar turk Mete Gazoz arriti në kategorinë e garës individuale të shigjetarisë në Lojërat Olimpike të Tokios 2020.

Image

Rezultatet e votimit janë të disponueshëm në turqisht dhe anglisht nga adresat "aa.com.tr/yilinfotograflari" dhe "aa.com.tr/photooftheyear".


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco