VIDEO/ Ekipi i hokejit dhe banka iu kërkojnë ndjesë mësuesve për 'gjunjëzimin'

VIDEO/ Ekipi i hokejit dhe banka iu kërkojnë ndjesë mësuesve për 'gjunjëzimin'

07:28, 14/12/2021
A+ Aa A-

Një ngjarje bamirësie gjatë një ndeshje hokej mbi akull në Dakotën e Jugut të shtunën e kaluar ka ndezur një stuhi kritikash në rrjete sociale, ku shumë përdorues e përshkruanin spektaklin si poshtërues.

Videoja, e cila po qarkullon në internet, kap një skenë nga ngjarja e quajtur “Dash for Cash”, gjatë së cilës mësuesit garojnë të gjunjëzuar në mes të fushës për të parë se kush do të mbledhë më shumë kartëmonedha 1$ në rrobat e tyre brenda pesë minutave.

Sipas BBC, mësuesit  që dolën vullnetarë për ngjarjen thanë se do t'i dhuronin paratë që grumbulluan për gjërat që u nevojiteshin për punën e tyre, të tilla si pajisje për të ngarkuar materiale trajnimi në internet. 

Sipas raportit, mësuesit në Dakotën e Jugut janë ndër më të paguarit në SHBA dhe nuk janë të rralla rastet kur disa prej tyre detyrohen të vënë para nga xhepi i tyre për procesin arsimor në klasë.

Pas zhurmës së shkaktuar në internet nga pamjet e mësuesve duke “peshkuar” dollarë, ndërsa spektatorët brohoritnin, ekipi i hokejit mbi akull Sioux Falls Stampede dhe banka CU Mortgage Direct (që sponsorizoi ngjarjen) kërkuan falje.

 Sipas deklaratës së lëshuar “megjithëse qëllimi ynë ishte të ofrojmë një përvojë pozitive dhe argëtuese për mësuesit, tani e kuptojmë pse mund të jetë konsideruar nënçmuese dhe ofenduese për pjesëmarrësit dhe profesionin e tyre në përgjithësi. Na vjen shumë keq dhe u kërkojmë falje të gjithë mësuesve për sikletin që mund të kenë ndjerë.”

Më tej në njoftim sqarohet se janë pranuar aplikime nga 31 mësues,burra dhe gra, dhe 10 që më në fund morën pjesë në ngjarje u përzgjodhën rastësisht.

Secili mësues mori të paktën 500 dollarë nga pjesëmarrja në "Dash for Cash".

 Më pas u njoftua se pjesëmarrësit do të merrnin 500 dollarë shtesë, ndërsa po aq do t'u jepeshin 21 mësuesve që nuk ishin përzgjedhur.

Përdoruesit e rrjeteve sociale e kanë krahasuar ngjarjen me serialin e njohur korean të Netflix " The Squid Game ", ku heronjtë konkurrojnë deri në vdekje për çmimin në para.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco