Kur Presidenti rus punonte si shofer taksie në vitet 1990

Kur Presidenti rus punonte si shofer taksie në vitet 1990

08:43, 13/12/2021
A+ Aa A-

Një rrëfim i rrallë i presidentit rus për vështirësitë personale që përjetoi pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në 1991

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur së fundmi për pikëllimin e tij për rënien e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, duke zbuluar se ai ishte i detyruar të punonte si shofer taksie për të plotësuar të ardhurat e tij.

Kriza ekonomike që pasoi kolapsin kishte detyruar shumë rusë në atë kohë të kërkonin mënyra të reja për të fituar jetesën.

 Presidenti rus e përshkroi shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik si "kolapsi i Rusisë historike", një deklaratë që, sipas BBC , mund të nxisë spekulime rreth synimeve të presidentit rus kundër Ukrainës , një ish-anëtare e BRSS.

Komentet e presidentit rus janë bërë në kuadër të një dokumentari që u shfaq dje, të dielën, me titull “Rusia, historia moderne”. 

“Bëhej fjalë për shpërbërjen e Rusisë historike nën emrin e Bashkimit Sovjetik”, tha presidenti rus në dokumentar, duke shtuar se Perëndimi në atë kohë e konsideronte shpërbërjen e mëtejshme të Rusisë një çështje kohe.

Ky dokumentar është një nga të paktat herë që  Presidenti rus flet për vështirësitë personale që përjetoi në atë kohë. 

“Ndonjëherë më duhej të fitoja para shtesë. Dua të them, të fitosh para në timon, si shofer privat. Të jem i sinqertë, është e vështirë të flasësh për këtë, por fatkeqësisht është e vërtetë' është shprehur Putin.

Sipas BBC, taksitë ishin të rralla në Rusi në atë kohë dhe shumë individë u ofronin  të huajve makinën e tyre për të shëtitur.

 Madje kishte nga ata që përdornin si “taksi” edhe autoambulancat.BBC
 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Putin13/12/2021 09:53

Taxist dhe spiun njekohesisht , por e shitur si sakrifice.

Shto koment

Denonco