Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Militantët kurdë vrasin tre ushtarë turq në Irak

Militantët kurdë vrasin tre ushtarë turq në Irak

15:28, 09/12/2021
A+ Aa A-

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë tha të enjten se tre ushtarë turq janë vrarë në një sulm nga militantët kurdë gjatë operacioneve matanë kufirit në veri të Irakut, duke shtuar se gjashtë militantë janë “neutralizuar”.

“Caqet e identifikuara në rajon u goditën në një operacion ajror dhe gjashtë terroristë u neutralizuan, sipas shenjave fillestare. Operacionet në rajon janë duke vazhduan”, tha ministria. Autoritetet turke e përdorin termin “neutralizim” zakonisht në rastet e vrasjeve.

Cak i operacioneve të forcave turke në Irak është grupi militant, Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, që e ka bazën atje dhe që cilësohet grup terrorist nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, shkruan Reuters.

Ky grup kishte nisur një kryengritje në juglindje të Turqisë në vitin 1984. Gjatë konfliktit janë vrarë më shumë se 40.000 njerëz.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco