Tragjedi/ Gjenden të vrarë me armë zjarri dhe thika 3 fëmijë të mitur dhe 2 të rritur 40 vjeç në Berlin

Tragjedi/ Gjenden të vrarë me armë zjarri dhe thika 3 fëmijë të mitur dhe 2 të rritur 40 vjeç në Berlin

18:50, 04/12/2021
A+ Aa A-

Policia gjermane ka gjetur pesë trupa të pajetë në një shtëpi në jug të kryeqytetit Berlin.

Të ndjerët kanë pasur të shtëna me armë zjarri dhe plagë me thikë duke nxitur një hetim për vrasje, thuhet në një deklaratë të përbashkët nga zyra e prokurorit publik dhe policia, raporton Deutsche Welle.

“Ne po punojmë mbi supozimin se kjo është një vrasje”, tha një zëdhënës i policisë.

Policia tha se ka marrë një telefonatë nga një person pak para mesditës, i cili ishte i shqetësuar se banorët e shtëpisë nuk dukeshin askund.

Pasi policia ka mbërritur në vendngjarje, është konstatuar se personat kanë vdekur.

Tre nga të vdekurit ishin fëmijë të moshës 4, 8 dhe 10 vjeç, dhe dy të rriturit ishin të dy të moshës 40 vjeç, tha policia.

Trupat u gjetën në një shtëpi familjare të vendosur në shtetin e Brandenburgut, i cili kufizohet me kryeqytetin, Berlinin.

Vendi i ngjarjes është rrethuar ndërsa hetuesit mjeko-ligjorë kanë hetuar zonën.

Në mesin e atyre që ndihmuan në hetime ishte një ekspert nga Instituti i Brandenburgut për Mjekësinë Ligjore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco