Zbulohen se cilët janë pijanecët më të mëdhenj në botë

Zbulohen se cilët janë pijanecët më të mëdhenj në botë

09:38, 04/12/2021
A+ Aa A-

Australianët janë cilësuar si konsumuesit më të mëdhenj të alkoolit në botë.

Ata kanë konsumuar alkool deri në pikën e pamaturisë gati dy herë më shumë se pjesa tjetër e popullësisë në botë gjatë vitit 2020, sipas Anketës vjetore Ndërkombëtare për Drogën dhe Alkoolin.

Më shumë se 32,000 njerëz nga 22 vende raportuan konsumin e tyre të drogës dhe alkoolit.

Raporti, i publikuar të enjten e kaluar zbuloi se të anketuarit australianë ishin të dehur më shumë se dy herë në muaj (rreth 27 herë në vit) ndërsa mesatarja globale ishte rreth 14 herë, ose thënë ndryshe një herë në muaj.

Danimarka dhe Finlanda u renditën në vendin e dytë, me të anketuar nga secili vend që raportuan se ishin dehur gati dy herë në muaj vitin e kaluar.

Sondazhi përcaktoi të qenit i dehur si situata ku aftësitë fizike dhe mendore ishin të dëmtuara deri në atë pikë sa ndikohej ekuilibri, fokusi dhe të folurit.

Alkoolistët australianë janë gjithashtu në krye të listës së bashku me finlandezët kur bëhet fjalë për kërkimin e ndihmës mjekësore urgjente për situata "serioze" të lidhura me alkoolin.

Studiuesja kryesore Monica Barat tha se birra ishte një pije e preferuar gjatë pandemisë Covid.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco