Lajmi i fundit

Analiza e institutit të njohur amerikan: Rama është Erdogani i ri, po përdor drejtësinë për të goditur opozitën

I preu këmbën e gabuar pacientit, gabimi i mjekut mësohet pas dy ditësh

I preu këmbën e gabuar pacientit, gabimi i mjekut mësohet pas dy ditësh

22:02, 01/12/2021
A+ Aa A-

Një kirurg në Austri është gjobitur pasi i ka prerë këmbën e gabuar pacientit në fillim të këtij viti.

Pacientit të moshuar iu hoq këmba e djathtë në vend të së majtës ndërsa gabimi u zbulua dy ditë më vonë.

Të mërkurën gjykata në Linz shpalli fajtor kirurgun duke e gjobitur me 2700 euro. E veja e pacientit i cili vdiq para se çështja të shkonte në gjykatë mori 5000 euro dëmshpërblim.

Pacienti kishte shkuar në një klinikë në Freistadt majin e kaluar për shkak se kishte probleme me këmbën, por kirurgu gaboi gjatë operacionit.

Gabimi u zbulua teksa pacientit po i ndërrohej fasha. Drejtori i spitalit kërkoi falje publike në një konferencë shtypi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco