FOTO/ Shpërthen bomba e kohës së luftës, tre të plagosur në Munih

FOTO/ Shpërthen bomba e kohës së luftës, tre të plagosur në Munih

14:44, 01/12/2021
A+ Aa A-

Tre persona janë plagosur pasi një bombë e mbetur që nga koha e Luftës së Dytë Botërore shpërtheu sot pranë një stacioni treni në Munih të Gjermanisë.

Shpërthimi i bombës 250 kg ndodhi gjatë kryerjes së punimeve pranë stacionit Donnersberger Bruecke, duke pezulluar lëvizjen e trenave.

Zhurma e shpërthimit u dëgjua disa kilometra larg ndërsa copëzat fluturuan deri në qindra metra. Njëri prej të plagosurve është në gjende të rëndë. Policia ka rrethuar zonën dhe ka bërë të ditur se nuk ka rrezik të mëtejshëm për publikun. Zjarrfikësit dhe 50 punonjës të shërbimit të urgjencës janë në vendngjarje, ndërsa mbi stacion fluturon vazhdimisht një helikopter policie.

Donnersberger Bruecke është një nga nyjet kryesore të rrjetit hekurudhor të Munihut dhe kantieri i ndërtimit është pjesë e projektit të bashkisë për të ndërtuar një linjë të dytë përmes qendrës së qytetit.

Vendi ku shpërtheu bomba është rreth 700 metra larg stacionit qendror të Munihut, një nga më të populluarit në Gjermani.

Ministri i Brendshëm gjerman Joachim Herrmann tha: ‘Gjatë shpimit me sondë u has në një bombë ajrore me peshë 250 kg nga L2B. Copëzat e shpërthimit fluturuan qindra metra. Aktualisht po kërkohet në të gjithë zonën’.

Edhe policia konfirmoi se bëhej fjalë për një bombë ajrore të pashpërthyer, duke përjashtuar çdo mundësi për akt të qëllimshëm terrorist.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco