Lajmi i fundit

Analiza e institutit të njohur amerikan: Rama është Erdogani i ri, po përdor drejtësinë për të goditur opozitën

Kush është CEO i ri i Twitterit që bëri ëndrrën amerikane realitet?!

Kush është CEO i ri i Twitterit që bëri ëndrrën amerikane realitet?!

08:53, 01/12/2021
A+ Aa A-

CEO i Twitter Jack Dorsey njoftoi dorëheqjen e tij në një email të gjatë që ai u dërgoi punonjësve të kompanisë dje dhe postoi në llogarinë e tij personale. 

Duke njoftuar se kush do ta zëvendësojë atë, Dorsey, shkroi në postim:

" Parag Agrawal bëhet CEO ynë. Bordi i drejtorëve vlerësoi të gjitha opsionet në një proces shumë gjithëpërfshirës dhe unanimisht zgjodhi Parag. Duke marrë parasysh se sa thellë e kupton kompaninë dhe nevojat e saj, ishte zgjedhja ime. Parag qëndronte pas çdo vendimi kritik që transformonte kompaninë.

Punonjësit e Twitter-it e dinin se për kë po fliste Dorsey, sigurisht, por ata jashtë kompanisë dhe industrisë në mënyrë të pashmangshme kishin një pyetje: "Kush është Parag?".

Agrawal ka qenë shefi i teknologjisë në Twitter, ose CTO, që nga viti 2017. 

Megjithatë, është një emër që publiku nuk e njeh, për këtë arsye, megjithëse Dorsey tha se u zgjodh unanimisht, disa burime të kompanisë duke folur për New York Times deklaruan se ishin të befasuar nga zgjedhja e Agrawal.

Ka edhe komente se Agrawal është zgjedhur pikërisht për këtë mungesë njohjeje.

 Agrawal, i cili ka një profil shumë të ndryshëm nga CEO-të themelues që janë të njohur, si Mark Zuckerberg, Elon Musk dhe madje edhe vetë Dorsey, shihet si i përshtatshëm për investitorët e Twitter për të shkruar faqen e re që kompania do të hap.

 Agrawal, i cili dje ka nisur detyrën si CEO, theksoi se e njeh shumë mirë kompaninë dhe marrëdhëniet e tij të ngushta me punonjësit në mesazhin që ndau me punonjësit e kompanisë.

Në mesazhin që ka shpërndarë në Twitter, Agrawal është shprehur: “Kur u futa në këtë kompani 10 vjet më parë, numri i punonjësve ishte më pak se 1000. Unë kam ecur në rrugët që keni ecur ju, kam parë uljet dhe ngritjet, pengesat dhe sfidat, fitimet dhe gabimet. Por si atëherë ashtu edhe tani mbi të gjitha, shoh ndikimin e jashtëzakonshëm të Twitterit, përparimin tonë të vazhdueshëm dhe mundësitë emocionuese përpara."

Agrawal do të vazhdojë përpjekjet e Twitter për të dyfishuar të ardhurat e tij deri në vitin 2023, ndërkohë që do të vazhdojë projektin e decentralizimit të Tëitter të iniciuar nga Dorsey. 

Projekti në fjalë synon të krijojë një strukturë ku përdoruesit e Twitter të përcaktojnë se çfarë lejohet dhe çfarë nuk lejohet në faqe.

Analistët e industrisë së teknologjisë e përshkruajnë Agrawal si "pasardhësin shpirtëror" të Dorsey.

 Ata janë të dy njerëz të qetë, të sjellshëm, shumë teknikë që mendojnë se fuqia dhe kontrolli i internetit duhet t'u kthehet përdoruesve.

I lindur në Mumbai, Indi, Agrawal studioi inxhinieri kompjuterike në Universitetin Indian të Teknologjisë, një nga universitetet teknike më elitare të vendit.

 Më pas ai u transferua në SHBA në vitin 2005 dhe filloi doktoraturën në shkenca kompjuterike në Universitetin Stanford.

Atje ai iu bashkua një grupi kërkimor që punonte në sistemet e bazës së të dhënave që lejojnë kompjuterët të ruajnë sasi të mëdha informacioni dixhital.

Studiuesi dhe këshilltari i tezës së Agraëal, Jennifer Widom është shprehur: Ai u dallua mes studentëve në Stanford për zotërimin e matematikës dhe teorisë që mbështet shkencën kompjuterike,".

Widom vazhdoi: "Të kesh aftësi matematikore dhe teorike mund të të çojë larg. Nëse je i mirë në teori, je i aftë për të menduar analitik, arsyetim, vendimmarrje."

Puna në bazat e të dhënave e bëri Agrawal kandidatin perfekt për Tëitter, i cili trajton rrjedhën e të dhënave të miliona përdoruesve në mbarë botën në çdo moment. 

Agrawal nuk e kishte përfunduar ende doktoraturën e tij kur iu bashkua kompanisë në 2011 dhe u bë një anëtar kyç i ekipit inxhinierik që menaxhonte teknologjitë e reklamave. 

Ekipi i reklamave të Tëitter ishte i pari që përdori gjerësisht sistemet e matematikës të quajtur mësimi i makinës. 

Duke përdorur këto teknika, Agrawal dhe kolegët zhvilluan mënyra për të shfaqur reklama të synuara nga përdoruesit, duke rritur të ardhurat nga reklamat e Tëitter. Kjo forcoi pozicionin e Agraëal brenda kompanisë.

Agrawal, i cili më vonë iu bashkua Twitter Architecture Group, i njohur shkurt si TAG, u bë një nga emrat që drejtoi projektet e kompanisë në zhvillim.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco