Në më pak se shtatë ditë, Magdalena Anderson rizgjidhet kryeministre e suedisë

Në më pak se shtatë ditë, Magdalena Anderson rizgjidhet kryeministre e suedisë

17:47, 29/11/2021
A+ Aa A-

Për herë të dytë në më pak se shtatë ditë, deputetët e parlamentit suedez rizgjodhën kryeministren e re, kryetaren e Partisë Socialdemokrate, Magdalena Anderson.

Anderson u zgjodh në një votim të ngjashëm javën e kaluar, por u desh të jepte dorëheqjen vetëm disa orë më vonë pasi partneri i koalicionit të Partisë së Gjelbër u tërhoq nga administrata për shkak të mosmiratimit të buxhetit.

Tani do të formojë një administratë pakicë të përbërë vetëm nga partia e saj.

Socialdemokratët kanë 100 vende në parlament me 349 deputetë dhe do të duhet të mbështeten në disa parti të tjera për të zbatuar programin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco