Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

SHBA: I pafajshmi bën 42 vite burg, qytetarët mbledhin 1.5 mln USD për të

SHBA: I pafajshmi bën 42 vite burg, qytetarët mbledhin 1.5 mln USD për të

09:25, 29/11/2021
A+ Aa A-

Një fond për mbledhje ndihmash, i ngritur për një qytetar nga Missouri në SHBA, i cili bëri më shumë se 42 vite burg për një vrasje të trefishtë që nuk e kishte kryer, ka arritur në 1.5 milion dollarë.

Kevin Strickland u lirua të martën në moshën 62-vjeçare. Ai kishte pretenduar pafajësinë që kur ishte 18 vjeç. Ky është dënimi më i gjatë me burg për një të pafajshëm në historinë e këtij shteti. Megjithatë ligji nuk e lejon që ai të marrë kompensim financiuar.

Për këtë arsye, avokatët e tij hapën një llogari për ta ndihuar Strickland. Deri të dielën pasdite, fondi kishte arritur në 1.511.440 dollarë, raporton BBC.

Avokatët që punuan për muaj të tërë për të liruar Strickland, vlerësuan mbi 27 mijë të huajt që kontribuuan në këtë llogari.

Të martën një gjykatës urdhëroi lirimin e menjëhershëm të Strickland nga burgu, pasi 15.487 ditëve pas hekurave.

Ai u dënua me burgim të përjetshëm pa mundësinë e lirimit me kusht me akuzën se mori pjesë në një grabitje me pasojë vdekjen në një shtëpi në Kansas më 25 prill 1978. Atë natë, katër persona të armatosur qëlluan tre njerëz brenda shtëpisë: Sherrie Black, 22 vjeç, Larry Ingram, 22 dhe John Walker, 20.

Një viktimë e katërt, Cynthia Douglas, 20 vjeç, shpëtoi me plagë pasi u hoq si e vdekur. Pas një informacioni nga i dashuri i motrës së saj, policia arrestoi adoleshentin Strickland dhe më pas i bëri presion zonjës Douglas që ta identifikonte atë mes të dyshuarve të tjerë.

Strickland tha përpara policisë se ai kishte qenë në shtëpi duke parë televizor. Asnjë provë fizike nuk e lidhte atë me krimet.

Gjyqi i tij i parë në vitin 1979 përfundoi pa një verdikt, pasi një anëtar jurie me ngjyrë kërkoi lirimin e tij. Por një gjyq i dytë, me një juri me persona të bardhë, e gjeti fajtor për vrasje.

Prokurorët nisën të rishikojnë rastin e tij nëntorin e shkuar, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm. Zonja Douglas kishte vdekur përpara se të dëshmonte formalisht, por nëna, motra dhe vajza e saj kanë dëshmuar përpara gjykatës duke thënë se “ajo zgjodhi personin e gabuar”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco