COVID19/ Varianti i ri Omicron po përhapet në Evropë

COVID19/ Varianti i ri Omicron po përhapet në Evropë

15:28, 27/11/2021
A+ Aa A-

Rasti i parë i mutacionit të ri të koronavirusit Omicron që u zbulua në Evropë, ishte një shtetase belge e cila shfaqi simptomat 11 ditë pasi kishte udhëtuar në Egjipt përmes Turqisë.

 Gruaja nuk kishte asnjë lidhje me Afrikën e Jugut apo ndonjë vend tjetër në pjesën jugore të kontinentit afrikan, transmetoi media belge rtbf.

Ndërsa sot janë konfirmuar dy raste të reja të infektuar me këtë variant në Britani e Madhe.

Rastet janë raportuar në  Nottingham dhe Chelmsford, Essex dhe lajmin e ka bërë të ditur qeveria britanike.

Sipas të dhënave të para, ky variant i ri është i aftë për shumë mutacione dhe për këtë arsye potencialisht rezistent ndaj antitrupave dhe vaksinave.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco