Lajmi i fundit

Analiza e institutit të njohur amerikan: Rama është Erdogani i ri, po përdor drejtësinë për të goditur opozitën

Shpërthimi në minierë, shkon në 52 numri i viktimave në Siberi

Shpërthimi në minierë, shkon në 52 numri i viktimave në Siberi

09:04, 26/11/2021
A+ Aa A-

Ka shkuar në 52 numri i viktimave nga shpërthimi në një minierë në Siberi ditën e djeshme, 25 nëntor.

Në vendin e ngjarjes nisi një operacion shpëtimi për të gjetur të mbijetuar, por pa rezultat.

Mediet ruse raportojnë se numri i viktimave mund të jetë akoma më i lartë.

Aksidenti ndodhi kur  pluhuri i qymyrit në një bosht ventilimi mori flakë duke mbushur minierën me tym.

Fillimisht u raportua për 11 të vdekur, por operacioni për të shpëtuar minatorët e tjerë dështoi për shkak se rreziku i një shpërthimi tjetër ishte shumë i lartë.

Në momentin e aksidentit në minierë ndodheshin 285 persona.  

Edhe një ekip shpëtimi u raportua i zhdukur ditën e djeshme.

49 persona janë dërguar në spital me lëndime, shkruan BBC.

Disa nga të lënduarit janë helmuar nga tymi,  ndërsa katër të tjerë janë në gjendje kritike për jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco