Putini kërkoi që Rusia të bëhej pjesë e NATO-s: Kur do na ftoni?

Putini kërkoi që Rusia të bëhej pjesë e NATO-s: Kur do na ftoni?

13:24, 04/11/2021
A+ Aa A-

Një nga ish-sekretarët e përgjithshëm të NATO-s, ka rrëfyer se si Vladimir Putin kishte kërkuar që Rusia të bëhej pjesë e aleancës transatlantike.

George Robertson, britaniku që drejtoi NATO-n nga viti 1999 deri në vitin 2003, tha se Putin ia kishte bërë të qartë që në takimin e parë se Rusia donte të bëhej pjesë e Europës Perëndimore. “Ata donin të bëheshin pjesë e perëndimit të zhvilluar dhe të qëndrueshëm”, tha ai.

Laburisti kujton takimin e parë me Putin, që u bë president në vitin 2000.

“Putin më tha: Kur do të na ftoni që të bashkohemi në NATO? Unë iu përgjigja: Epo, ne nuk i ftojmë njerëzit që të bashkohen në NATO, ata aplikojnë për t’u bërë pjesë. Dhe ai shtoi: Por ne nuk duam të rrimë në radhe me shumë vende të tjera që nuk kanë rëndësi”.

Kjo deklaratë e Robertson duket në përputhje me atë që Putin i tha gazetarit të ndjerë David Frost në një intervistë pak përpara se të inaugurohej më shumë se 21 vite më parë. Putin i tha Frost se nuk e përjashton anëtarësimin në NATO, duke shtuar se pikëpamjet e Rusisë duhet të marren në konsideratë si një partner i barabartë.

“Rusia është pjesë e kulturës evropiane. Nuk mund ta imagjinoj vendin tim të izoluar nga Europa dhe ajo që ne shpesh e quajmë botë e civilizuar”, tha Putin.

Kjo tregon qartë se sa shumë ka ndryshuar qëndrimi i Putinit për botën në përgjithësi dhe për NATO-n në veçanti. Ai nisi të kishte dyshime ndaj NATO-s pas protestave në Ukrainë në vitin 2004. Zemërimi u shtua kur organizata nisi të zgjerohej në Europën Qendrore dhe Lindore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco